Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe zëvendëskryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku kanë dalë sot në terren për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në Bashkinë Rrogozhinë.
Celibashi deklaroi për mediat se deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit identifikimi po kryet elektronikisht pa probleme, përpos disa rasteve që sipas tij, janë zgjidhur.
“Krahasuar me procesin zgjedhor në përgjithësi, po shkon qetë, duke marrë parasysh edhe kohën kur po zhvillohet ky proces. Ka pasur debate mes komisionerëve, po të tilla që nuk kanë krijuar impakt negativ,” deklaroi Celibashi.
Sa i përket një rasti të fotografimit të votës, kryekomisioneri Celibashi deklaroi se rasti do të adresohet në mënyrën e duhur teksa u bëri thirrje qytetarëve që të mos “joshen” nga subjektet për t’u dëshmuar se i kanë votuar.
Një thirrje Celibashi kishte edhe për kandidatët të cilëve u bëri apel që të përmbahen me deklaratat politike.