Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës do të përsëriten. Është ky vendimi i dhënë nga Kolegji Zgjedhor pas ankimimit të bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kandidati i së cilës nuk e pranoi humbjen duke bërë akuza për manipulime votash.
Në këtë mënyrë, do të duhet që Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve të reja në Rrogozhinë brenda 4 javësh.
Bashkia e Rrogozhinës u fitua nga kandidati socialist Edison Memolla fitoi me vota minimale përballë rivalit të tij Shkëlqim Hoxha. Ky i fundit bëri akuza se rezultati u përmbys te kutia ku votonin të burgosurit e Rrogozhinës, duke pretenduar për parregullsi dhe manipulime.