Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar atë të paaftë për të evidentuar parregullsitë në zgjedhjet presidenciale.
“Ka qenë plotësisht e paaftë dhe e dobët në mashtrimet elektorale të vitit 2020. Ne kemi prova, por ata nuk duan t’i shohin ato”, shkruan në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti në largim, ka denoncuar parregullsi në procesin e zgjedhjeve dhe është përpjekur për të përmbysur humbjen e tij ndaj Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.