Zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. New York Times e pasqyron situatën politike në një shkrim të titulluar “Rëndësia e papritur e zgjedhjeve lokale në Shqipëri”.
New York Times shkruan se këto zgjedhje janë një provë e rëndësishme e demokracisë në vendin ish-komunist, që pret të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
BBC shkruan se opozita, që ka bojkotuar zgjedhjet është nën presionin ndërkombëtar për të penguar militantët e saj për të bllokojnë procesin zgjedhor.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian – shkruajnë mediat e huaja – mbështesin zhvillimin e këtij procesi.
Ndërsa opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, që e akuzon për korrupsion, si kusht për pjesëmarrjen në zgjedhje.