Kryetari i Partisë së Lirisë u premtoi të rinjve gjysmën e vendeve në këshillin bashkiak të Tiranës, që do të dalë nga zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Meta tha se Tirana do të jetë bashkia kryesore që opozita do të synojë të fitojë.
“Tirana, sheshbeteja kryesore. Sepse nëse nuk fillon ndryshimi nga Tirana, nga do të fillojë? Nuk dua të nënvlerësojë rajonet e tjera të Shqipërisë”, tha Meta.
“Ka bashki në Shqipëri ku ka më shumë mësues sesa nxënës dhe i mbajnë thjesht për vende pune ose u vjen keq t’i heqin nga puna. Të rinjtë do të kenë zërin e tyre të fuqishëm në këshillat bashkiakë. Të paktën gjysma e kandidatëve të këshillat bashkiakë të Tiranës do të jenë përfaqësues të të rinjve dhe të rejave”, tha Meta.