Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar kreut të qeverisë informacion mbi deklaratën e bërë nga kryeministri i Greqisë, për zgjerimin e kufirit në detin Jon me 12 milje.
Në letrën drejtuar kryeministrit, Edi Rama, Meta gjithashtu kërkon të informohet dhe mbi bisedën që ka pasur me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis lidhur me kufirin detar.
Meta e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit grek për zgjerimin e ujerave territorial nga 6 në 12 milje detare si një çështje të ndjeshme dhe kërkon nga kryeministri Rama që t’i zbardh bisedën që ka zhvilluar me homologun grek apo zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Krahas kësaj, Meta kërkon dhe hapat konkret që parashikon të bej ekzekutivi shqiptar ndaj këtij vendimi të Athinës zyrtare pasi për Presidentin duket se do të sjellë pasoja dhe se nisma greke është e njëanshme.