Lulet janë ndër gjërat më të bukura dhe simbolike që natyra sjell. Përveçse kanë veti kuruese, njihen edhe për domethëniet e ndryshme që kanë.
Zgjidh lulen që të tërheq më shumë dhe zbulo një sekret befasues mbi personalitetin tënd:
Lulja #1:
E ngjashme me një Amaryllis, ke lindur pranë stinës së Krishtlindjeve, pak para pushimeve dhe kërkon të organizosh festa të jashtëzakonshme për të dashurit e tu. Je gjithmonë në kontakt me miqtë dhe asnjëherë vetëm sepse je tip shumë social. Ke fjalët e duhura për të ngushëlluar ata që kanë nevojë dhe këshilla të vlefshme për çdo problem. Kjo lule përdoret shpesh për të treguar vlerat, më shumë se bukurinë.
Lulja #2:
Ashtu si një zambak, ke tonelata me energji. Ti i tërheq njerëzit që në fillim. Je shembull për kë të rrethon, falë energjisë dhe imagjinatës që ke. Gjërat nuk do ishin shumë të bukura pa ty. Zambaku është edhe bukuri e pastër dhe e sofistikuar, bukuri pozitive. Edhe pse je shumë entuziast/e për nisjen e një projekti të ri, jo gjithnjë e çon atë deri në fund, pasi të pëlqen të projektosh dhe t’ua lësh punën të tjerëve.
Lulja #3:
Ashtu si një trëndafil, je i/e mrekullueshëm/e dhe në gjendje të tregosh ‘gjembat e tu’ nëse dikush afrohet më shumë se ç’duhet. Njerëzve u pëlqen të rrinë me ty, sepse thua gjithnjë atë që mendon. Ndërkohë, kjo tregon se je social/e, kurajoz/e dhe një person i vërtetë. Organizon gjithnjë gjërat për të ardhmen dhe ke projekte për veten. Ti di gjithnjë atë që do dhe nuk ke frikë t’i shkosh deri në fund, por, kij parasysh se ndonjëherë është më mirë të marrësh frymë thellë dhe të vlerësosh të tashmen.
Lulja #4:
Trëndafili i zi është një bimë e pazakontë dhe e dallueshme nga të tjerat, ashtu si ty. Askush nuk mund të të imitojë, sepse je unik/e dhe kjo është ajo që të bën të çmuar. Ti mendon në mënyrë të ndryshme dhe gjithnjë do jesh lider. I bën njerëzit për vete, por je shumë i/e pavarur dhe varesh vetëm nga vetja jote.
Lulja #5:
Tulipanët simbolizojnë dallimin dhe dashurinë perfekte, kështu ti i simbolizon të dyja. Njihesh për zemrën e ngrohtë dhe natyrshmërinë, por mund të udhëhiqesh nga emocionet dhe të tregohesh i/e dobët. Kur dashurohesh, e bën me gjithë zemrën dhe do qëndroje me partnerin/en për gjithë jetën. Kërko gjithnjë për më mirë dhe mos i lër emocionet e tua të të frenojnë për të ecur para.
Lulja #6:
Si një orkide, ti ndihesh si në shtëpinë tënde në çdo cep të botës që mund të jesh. Mbretëresha e luleve, cilësohet një ndër më të bukurat. Ti dhe kjo lule keni diçka të përbashkët: të dy/ja jeni të paparashikueshme. Orkidea është feminiliteti i lumtur dhe shkëlqyes, një pjesë e rëndësishme e personalitetit tënd. Punon shumë për të arritur objektivat e tua, sepse investon 110% të vetes. Je një ‘zgjidhës/e problemesh’ i/e mirëfilltë. Miqtë e tu të kërkojnë shpesh për t’i dhënë këshilla. Ke lindur për të rënë në sy.