Zgjidh një cigane, zbrit më poshtë dhe lexo çfarë ka për të të thënë:
Cigania nr. 1:
Dëgjo vetëm ata që të duan. Mendimet e tjera, nëse nuk ngrihen mbi bazën e dashurisë, mund të jenë të rrezikshme. Ka njerëz që japin sugjerime për jetën e të tjerëve. E bëjnë këtë sepse nuk arrijnë të jetojnë jetën e tyre. Je i/e specializuar në ‘receta magjike’ për lumturinë dhe realizimin e të tjerëve, por kur ke nevojë të bësh të funksionojë diçka në jetën tënde, pikërisht atëherë, dështon.
Cigania nr. 2:
Ki kujdes nga të panjohurit. Ka shumë ligësi të fshehur pas buzëqeshjeve joshëse. Kujdes nga dashuritë që ikin, shpesh lënë shenja të dhimbshme që nuk ikin lehtë. Ki kujdes nga vështrimet e atyre që nuk dinë si të të dashurojnë, shpesh të bëjnë të harrosh që ti vlen.
Cigania nr. 3:
Mos ki frikë të shihesh në pasqyrë. Pikërisht në fytyrën që ke, Krijuesi ka vendosur të shprehë edhe një herë, dashurinë që Ai ka për botën. Mos u dekurajo, edhe nëse dita e sotme mund të mos jetë shumë e lumtur për ty. Mos i humb shpresat. Ka ende shumë për të bërë, ka ende shumë për të mbjellë e për të dashuruar në këtë jetë plot emocione.)