Presidenca ka zgjedhur me short anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022. Përmes një procesi live janë zgjedhur 9 anëtarët e përhershëm dhe 6 anëtarët zëvendësues të KED.
Anëtarët e zgjedhur janë përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit dhe Gjykatat Administrati
Sokol Binaj nga Gjykata e Lartë është zgjedhur kryetar i ri i KED, ndërsa si anëtar zëvendësues nga ky institucion është caktuar Sandër Simoni.
Nga 9 kandidatë të Prokurorisë së Përgjithshme, goglat kanë zgjedhur Anila Likën si anëtare të KED, ndërsa Thoma Jano është anëtari zëvendësues nga ky institucion.
Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur nga Gjykata Kushtetuese, respektivisht Xhaferllari si anëtare dhe Toska si zëvendësuese.
Klodiana Mema do të jetë anëtare si përfaqësuese e Gjykatave Administrative. Arta Marku zgjidhet si përfaqësuese e prokurorive të Apelit, bashkë me Etjen Kapon.
Në tërësi KED përbëhet nga 9 anëtarë, mandati i të cilëve zgjat 1 vit. Anëtarët janë përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.
Anëtarët e zgjedhur:
Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese
Elsa Toska anëtarja e dytë nga Gjykata Kushtetuese
Altin Binaj anëtar zëvendësues nga Gjykata Kushtetuese
Anila Leka anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme
Thoma Jano anëtar zëvendësues nga Prokuroria e Përgjithshme
Sokol Binaj anëtar nga Gjykata e Lartë
Sandër Simoni anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë
Edlira Petri anëtare nga Gjykatat e Apelit
Enton Dhimitri anëtari i dytë nga Gjykatat e Apelit
Ritvan Hado anëtar zëvendësues nga Gjykatat e Apelit
Arta Marku anëtare nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit
Etjen Kapo anëtar nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit
Genti Xholi anëtar zëvendësues nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit
Klodiana Mema (Veizi) anëtare nga Gjykatat Administrative
Erarbër Madhi anëtar zëvendësues nga Gjykatat Administrative