Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.
“Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe i gjithë procesi iu nënshtrua plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, përfshirë dhe transmetimin live, që mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt nga ta gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës.
Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025:
Marjana Semini – Gjyqtare, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;
Ilir Toska – Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;
Sokol Sadushi – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Fuat Vjerdha – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Enkela Vlora- Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Irma Balli – Prokurore, Prokuroria e Apelit;
Etjen Kapo – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Nafie Hasko – Gjyqtare, Gjykata Administrative.
Anëtarët Zëvendësues:
Marsida Xhaferllari – Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese;
Medi Bici – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Thoma Jano – Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Elvana Çiçolli – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Genti Xholi – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Bezart Kaçkini – Gjyqtar, Gjykata Administrative.