Ilir Rusi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Zyra e shtypit të KLGJ-së bën të ditur se sot është përmbyllur mandati i Naureda Llagamit dhe postin e kryetarit e ka marrë Rusi.
Më herët, Rusi ka qenë zv.kryetar i KLGJ-së.
Nga ana tjetër, me përfundimin e mandatit si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Llagami është zëvendësuar nga Violanda Theodhori.
Kjo e fundit u zgjodh si anëtare nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësuese e shoqërisë civile.