Kryesore Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në rrugën e Arbrit

Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në rrugën e Arbrit

Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbrit. Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, autokolona u zhbllokua. Ndërkohë, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.

Rreth 200 automjet ishin bllokuar këtë aks prej orës 14:00 të kësaj të shtune.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që reshjet në zonat malore të jenë në formën e borës, të cilat janë bërë shkak për probleme të shumta në lëvizjen e mjeteve dhe furnizimin me energji. Edhe rruga Peshkopi-Lurë është e pakalueshme pasi trashësia e borës i kalon 20 centimetra.

Disa makina mbetën të bllokuara edhe në Malin e Tomorrit, ndërsa policia dhe shërbimet zjarrfikëses u nisën drejt tyre për t’iu ardhur në ndihmë.

Për shkak të rënies së ortekëve, rruga është e pakalueshme për momentin drejt Thethit. Në qarkun Korçës ka pasur reshje bore, trashësia e së cilës është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore janë të hapura.