Një ish-gjimnaste ruse e cila u fol për shumë kohë për lidhjen me presidentin Vladimir Putin, me të cilin mendohet se ka dhe binjakë është zhdukur pa lënë gjurmë.
Ish-medalistja olimpike, Alina Kabaeva, nuk është parë në publik që prej vitit 2018.
Në atë kohë raportohej se ajo ishte shtatzënë me presidentin dhe solli në jetë dy djem në muajin prill të 2019 në një klinikë në Moskë.
Alina është një ndër gjimnastet me më shumë medalje në gjimnastikën ritmike, me dy medalje të arta në Lojërat Olimpike, 14 medalje Kampion Bote dhe 25 medalje europiane.
Pasi u tërhoq nga sporti ajo u angazhua në politikë dhe u bë pjesë e partisë së Presidentit Putin.