Aktualitet Zhduket një tjetër turist në Alpet shqiptare, australiani u pa për herë...

Zhduket një tjetër turist në Alpet shqiptare, australiani u pa për herë të fundit më 13 tetor  

Zhduket një tjetër turist në Alpet shqiptare.

Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht kërkimeve të shumta, ata nuk u gjendën, tani një i ri australian është zhdukur.

Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin dhe do të kthehej sërish në Shkodër, në hostelin ku qëndronte në të cilin u gjendën rrobat dhe dokumentet e tij.

Ashtu si dy të parët, edhe turisti australian ka qenë i vetëm.

Aventurat e të huajve në Alpet e veriut, kanë prodhuar një bilanc me  aksidentesh me të plagosur dhe të zhdukur.