Aktualitet Zhdukja e Ervis Martinaj, FNSH dhe RENEA kontrolle në banesën e tij...

Zhdukja e Ervis Martinaj, FNSH dhe RENEA kontrolle në banesën e tij në Kurbin

FNSH dhe Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj. Kontrolli është bërë orët e para të mëngjesit në banesën e Martinajt, e cila ndodhet në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar para në këmbim të vrasjes së Indrit Dokles, ekzekutim që nuk u realizua.

Por, në 9 gusht, familjarët denoncuan zhdukjen e tij. Që prej kësaj kohe policia po heton për fatin e bosit të lojrave të fatit.