Kreu i operacioneve spiune të ushtrisë së Koresë së Veriut u pushua pa u sqaruar, menjëherë pas zhdukjes misterioze njëzet ditore të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Përveç kreut të inteligjencës ushtarake, u shkarkua edhe kreu i sigurisë Kim, Jun Dzong-rin.
Inteligjenca ushtarake e Koresë së Veriut është një nga levat kryesore të fuqisë dhe Perëndimi e mban atë përgjegjës për një sërë veprimesh, duke përfshirë sulmet ndaj disidentëve dhe torpedimin e një anijeje luftarake të Koresë së Jugut një dekadë më parë.
Spastrimi në shërbimin e inteligjencës ushtarake pasoi spekulimet në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kim, të cilat erdhën pasi lideri komunist “u zhduk” nga publiku për njëzet ditë.
Kim u shfaq pak kohë në hapjen e një fabrike, por menjëherë u tërhoq përsëri nga syri i publikut.
Kim, i cili erdhi në pushtet në 2011 pas vdekjes së babait të tij Kim Jong-il, nuk ka një pasardhës të qartë të pozitës së liderit në atë vend me armë bërthamore, që mund të nënkuptojë një rrezik të madh ndërkombëtar.
Operacioni misterioz i zemrës
Në javën e fundit të prillit, një faqe në internet e Koresë së Jugut citoi një burim pa emër në Korenë e Veriut të thoshte se Kim po i nënshtrohej trajtimit mjekësor në rrethin turistik Hyangsan, në veri të kryeqytetit Pyongyang.
Thuhet se Kim po shërohej, pasi ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kardiovaskulare në 12 prill.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut pati një procedurë të pasuksesshme kardiovaskulare në fillim të prillit, pas së cilës ai gjoja ishte në një “gjendje vegjetative”, raportoi në atë kohë Reuters, duke cituar një ekip mjekësor që po e trajtonte.
Mediat japoneze raportuan se gjatë një vizite në një fshat në fillim të prillit, Kim vuri dorën në gjoks e tij dhe ra në tokë.
Ai u dërgua menjëherë në një spital aty pranë, ku iu nënshtrua një operacioni, dhe Kina dërgoi një ekip mjekësor në Korenë e Veriut, thanë katër persona të njohur me situatën, raportoi Reuters.