Krimet e Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bëhen pjesë e hetimeve për zhdukjen misterioze të biznesmenit turk Sevgin Yavuz në ujërat territoriale shqiptare. Dy ditë më parë një peshkarexhe e cila kthehej në portin e Shëngjinit njoftoi se afro 11 milje nga Rodoni kish pikasur një jaht por pa persona në bord.
Report Tv ka mësuar nga hetuesit se për herë të fundit kjo anije është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku Yavuz ka qendror për disa ditë dhe në datën 2 shtator është larguar prej aty. Dhe sinjali i fundit i përket 17.42 minuta në afërsi të Budvas ku dhe më pas komunikimi i tij me radar është fikur. Ai nuk ka pasur një itinerar Shqipërinë, por jahti i mbetur i fikur dhe pa drejtues është zhvendosur nga erërat drejt vendit tonë.
Dyshimet e para të hetuesve është se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale por itinerari i përshkruar nga biznesmeni ka shtuar edhe pistën e një eleminimi nga grupe kriminale të përfshira në një trafik droge. Ndalur tek anija luksoze e regjistruar me flamurin turk me të dhënat ATIKA BEY dhe targë ZM 9896 do ti kthehet familjarëve të Yavuz të cilët janë nisur tashmë drejt Shqipërisë.
Disa gjurmë të gjetura në brendësi të jaht-it si dhe disa dokumente mes tyre pasaporta e shtetasit turk do të analizohen për të kuptuar në qoftë se ai ka qenë i vetëm apo jo. Një tjetër detaj që ka bindur hetuesit për thellimin e këtij hetimi është fakti se anija s’ka asnjë defekt teknik dhe po ashtu ishte e mbushur me karburant për një udhëtim më të gjatë se drejt Shqipërisë.
Ndërsa ndër udhëtimet e fundit të këtij jahti rezulton se janë disa porte italiane dhe porti Tivar në Mal të Zi.