Kuriozitete Zhdukjet misterioze në “Trekëndëshin e Bermudës”, ky është shpjegimi i shkencës

Zhdukjet misterioze në “Trekëndëshin e Bermudës”, ky është shpjegimi i shkencës

Mitet që rrethojnë Trekëndëshin e Bermudës kanë qenë një burim interesi për mijëra teoricienët e konspiracionit për vite me radhë.

Për dekada, shtrirja e Oqeanit Atlantik të Veriut ka ngjallur frikë pasi kanë ndodhur dhjetëra zhdukje misterioze.

Më shumë se 50 anije dhe 20 avionë thuhet se janë zhdukur në zonë, e cila shtrihet afërsisht nga brigjet e Floridës deri në Bermuda dhe ishujt e Antileve të Mëdha.

Sigurisht, teoritë e konspiracionit janë fokusuar në shkaqet e këtyre rasteve tragjike dhe të pashpjegueshme.

Megjithatë, ekspertët kanë ofruar hipoteza më të besueshme dhe, disa vite më parë, shkencëtari australian Karl Kruszelnicki pretendoi se e kishte “zgjidhur” njëherë e përgjithmonë misterin.

Ai hodhi poshtë çdo aluzion për të mbinatyrshmen dhe në vend të kësaj sugjeroi gabimin njerëzor, motin e keq dhe vëllimet e larta të trafikut si përgjigje.

“Është afër ekuatorit, afër Amerikës, kështu që ka shumë trafik”, tha ai.

Në të vërtetë, Trekëndëshi i Bermudës (i njohur edhe si “Trekëndëshi i Djallit”) është një nga korsitë më të ngarkuara të anijeve në botë, me mijëra anije që kalojnë nëpër portet në SHBA, Evropë dhe Karaibe.

Dhe ndërsa zhdukja e çdo avioni apo anije është një tragjedi, në fakt, “numri i avionëve që zhduken në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë si kudo tjetër në botë në përqindje”, tha Dr. Kruszelnicki, duke cituar kompaninë e sigurimeve, Lloyds of London dhe Roja Bregdetare e SHBA.

E thënë thjesht, të udhëtosh nëpër këtë zonë famëkeqe nuk është më e rrezikshme sesa të udhëtosh nëpër zona të tjera të mbushura me njerëz.

Kjo teori duket se nuk i emocionoi njerëzit, të cilët iu drejtuan teorive më interesante, si për shembull se dallgë të çuditshme qëndrojnë pas zhdukjeve.

Shkencëtarët e hulumtuan këtë hipotezë në dokumentarin e Channel 5 “The Bermuda Triangle Enigma”, duke argumentuar se kushtet në zonë janë të përshtatshme për “valë masive”.

“Ka stuhi në jug dhe në veri, të cilat takohen,” shpjegoi oqeanografi Simon Boxall i Universitetit të Southampton.

“Dhe nëse ka të tjera nga Florida, mund të jetë një formacion valësh potencialisht vdekjeprurëse.”

Valët endacake të këtij lloji mund të arrijnë një lartësi prej rreth 30 metrash, e cila do të ishte në një nivel me valën më të madhe të regjistruar ndonjëherë.