Angel Spaho është një 32-vjeçar i cili që në moshën 16-vjeçare ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi. Vitet e fundit ai është kthyer në Shqipëri, ku për 3 vjet e gjysmë ushtroi të njëjtin profesion. Por tashmë ai ka hequr dorë dhe punon si barist e menaxher lokali.
I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Angel Spaho ka treguar se në Shqipëri ka kërkesa të mëdha nga gratë shqiptare për zhigolo duke kërkuar shërbime ekstra.
32-vjeçari rrëfeu se në një rast i ka shkuar një grua së bashku me burrin e saj. Tarifat për shërbimet që ai ofron variojnë minimumi nga 100 Euro.
Rudina Magjistari: Të merrte një grua në telefon? Si vendoseshin në kontakt me ty këto gra shqiptare? Se mua më duket shumë e vështirë që të ekzistojnë gra në Shqipëri dhe të kërkojnë një zhigolo. Më duket shumë e vështirë, por ja që ekzistojnë thua ti.
Angel: Ekzistojnë, sinqerisht. Ndonjëherë më duket sikur tregoj ndonjë histori, por thjesht është gjithçka çfarë shikojmë nëpër filma janë në jetën reale. Unë jam habitur dhe më ka ardhur, biles ka qenë i pranishëm dhe burri i saj.
Rudina Magjistari: Si funksiononte pra? Si të kontaktonin? Si të gjenin.
Angel: Nusja e dinte që unë punoja strip kur fillova këtu në Shqipëri. Nuk e dinte që unë bëja shërbime ekstra. Edhe më kontaktonte direkt, më thoshte vetë. Pastaj me ndonjë shoqe, me ndonjë party… U shpërnda numri i telefonit. Edhe si njeri shoqërues, mund t’i themi eskort.
Rudina Magjistari: Si ishte tarifa? Si paguhesh, për orë apo për natë?
Angel: Po, për orë ose për një mbrëmje.
Rudina Magjistari: Dhe si është çmimi?
Angel: Niset nga 100 Euro…në varësi të shërbimit.
Rudina Magjistari: Kush janë këto gra? Sigurisht që nuk kërkojmë emra, por në përgjithësi si do t’i përshkruaje? Dhe çfarë historish sjellin me vete këto gra kur të kërkojnë ty?
Angel: Gjithmonë kur i pyes përse ndodh kjo gjë, është sepse është shumë e rëndë, por sepse edhe burri i saj bën të njëjtën gjë me një 20-vjeçare. Dhe ajo më shumë është si hakmarrje, nëse mund ta quaj. Ato më kanë thënë që edhe burri nuk më trajton kështu. Dhe ne zhigolotë i japim më shumë kënaqësi seç i jep burri i saj.