Ka zgjatur rreth 17 minuta seanca e sotme plenare. Ashtu siç kishin deklaruar më herët deputetët e opozitës, mosbindja e tyre civile vijoi me të njëjtin skenar. Seanca nisi me tensione mes palëve politike.
Karrige të përmbysura aty ku duhet të jetë foltorja, prezencë e shtuar e Gardës së Republikës, tymuese dhe zërat e deputetëve të mazhorancës në sfond.
Është ky skenari që u përsëritet sërish në Kuvendin e Shqipërisë teksa opozita është zotuar që ta vijojë paralizimin e jetës parlamentare deri në respektimin, siç janë shprehur ata, e të drejtave të tyre kushtetuese.
Teksa deputetët e grupit të Rithemelimit qëndronin në këmbë duke ndezur tymuese, dhe transmetuar live në rrjetet e tyre sociale, ligjvënësit socialistë vijuan të marrin fjalën e tyre nga vendi, duke mos kursyer edhe kritikat për sjelljen e kolegëve të tyre.
Ndër të tjerë, Flamur Noka të cilit kryeparlamentarja Lindita Nikolla i komunikoi përjashtimin, u vuri flakën një sërë letrash që mbante në dorë.
E gjetur përballë kësaj, situate, kryetarja e Parlamentit njfotoi mbylljen e seancës, vetëm disa minuta pasi kishte nisur.