Real Madridi ka konfirmuar përmes një deklarate zyrtare se Zidane ka rezultuar pozitiv në testet e fundit për COVID-19 të kryera në ekip. Prandaj, trajneri nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Vitoria, ku Real Madridi luan kundër Alavésit këtë të shtunë, në orën 21:00. Zidane mungoi në seancën e fundit stërvitore të kryer nga skuadra këtë të premte në Valdebebas. Skuadrën në këtë transfertë do ta drejtojë ndihmësi i francezit, Bettoni.
Zidane kishte një situatë të komplikuar disa ditë më parë, kur mësoi se një pjesëtar i rrethit të tij të ngushtë ishte infektuar me Koronavirus. Në çdo rast, testet përkatëse u kryen sipas protokollit të LaLiga dhe ai ishte në gjendje të vazhdonte punën u karantinuar. Kjo ndodhi pak para udhëtimit të ekipit në Pamplona për të luajtur kundër Osasunas. Kanë kaluar gati dy javë nga ajo rrethanë dhe tekniku ka kaluar disa teste negative.
Tani Zidane duhet t’i nënshtrohet protokollit të diktuar nga La Liga. Do të duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë dhe mund të kthehet në detyrë vetëm nëse del negativ në dy teste radhazi.