Një zjarr i madh ka përfshirë lokalin e reperit të njohur Noizy në Durrës. Policia njofton se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 1, dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.