Aktualitet Zjarri në banesë i merr jetën të moshuarit në Vlorë

Zjarri në banesë i merr jetën të moshuarit në Vlorë

Një 74-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e motrës së tij, ku ndodhej i vetëm në momentin e rënies së zjarrit, në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari nuk iu ka rezistuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Policia njofton se 74-vjeçari me iniciale G.R. ishte tetraplegjik.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.