Zbulohet identiteti i dy të paraburgosurve dhe policit që ishin në komisariatin 5 në Kamëz në momentin kur ra zjarri.
Mësohet se ka humbur jetën Arben Mici, 26 vjeç banues në Cerkezë. Ai ndërroi jetë në spital. Ai ishte arrestuar për dhunë në familje pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Ka mbetur i plagosur polici Hajredin Boja, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
I ndaluari tjetër që është lënduar nga flakët është Dilaver Idrizi, 62 vjeç, i cili u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë dhe kishte hedhur nga ballkoni i katit të tretë bashkëshorten e tij. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet. Ka dyshime të forta që zjarri të jetë vendosur në dhomën e paraburgimit nga dy personat e ndaluar, ose nga viktima ose nga 62-vjeçari Dilaver Idrizi. Ka dyshime që të jetë ndezur një prej dyshekëve që ndodheshin në ambientet e qelisë.