Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Komisariati i Kamzës është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë një i ndaluar ka gjetur vdekjen dhe janë lënduar nga flakët edhe një punonjës policie dhe një i ndaluar.
Policia njoftoi zyrtarisht se si pasojë e flakëve ka humbur jetën në spital një prej personave të ndaluar që ishte dërguar në spital. Bëhet fjalë për një person me iniciale A.M.
Ndërkohë mësohet se zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë kanë mundur që të fikin zjarrin. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së flakëve. Në vendin e ngjarjes ka nisur punën grupi hetimor.