Aktualitet Zjarri në Lushnjë, kreu i Urgjencës Kombëtare: 40 të shtruar në spital,...

Zjarri në Lushnjë, kreu i Urgjencës Kombëtare: 40 të shtruar në spital, mes tyre 3 fëmijë. Nuk ka asnjë rrezik për ta

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është prononcuar për mediat sa i takon situatës së jashtëzakonshme sot në Lushnje. Ai deklaroi se në spital ndodhen 40 persona, mes tyre 3 janë fëmijë.

Brataj përjashtoi çdo mundësi rreziku për shëndetin e pacientëve, duke theksuar se kanë pasur probleme me asfiksinë nga tymi dhe asnjë pasojë tjetër.

“Është organizuar urgjenca me repartet e ndryshme në spital. 8 prej pacientëve janë personel zjarrfikës dhe 3 fëmijë, 2 e kanë lënë spitalin, njëri është në observim. Nuk ka djegie, s’ka pasur humbje të koshiencës. Nuk besoj që do ketë pasoja për pacientët në spital, nëse do ketë, ekipet janë në gatishmëri. Dy fëmijë të moshës 14 vjeç, ai që ka qenë në ekspozim të tymit është rreth 7 vjeç dhe ndodhet ende në spital, megjithatë nuk ka kode të vështira”, u shpreh Brataj.