Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riinspektim në ambientet e Urgjencës në QSUT pas shkëndijës së zjarrit ku u prishën disa nga pajisjet.
Organi i akuzës ka caktuar 3 ekspertë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Kjo për arsye se akt-ekspertimi i parë nuk është i plotë dhe për këtë arsye do të kryhen edhe disa veprime të tjera për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Prokuroria e Tiranës ka pyetur në lidhje me këtë ngjarje edhe personat që merren me pjesën teknike. Në lidhje me rastin është regjistruar procedimi penal për shkatërrim prone me zjarr.
Objekt i këtij hetimi nuk është asnjë person, por administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.