Duke filluar nga sonte, Mërkuri do të zmbrapset përkohësisht duke sjellë një erë ndryshimesh te të gjitha shenjat e horoskopit. Nëse menduat se ky muaj do të ishte gjithë shend e verë gaboheni, pasi keni akoma rrugë përpara.
Dashi
Duket e çuditshme, por Dashi është pikërisht një prej atyre shenjave që duhet të mbledhë veten dhe të kthehet me këmbë në tokë, pasi po e tepron më shumë se ç’duhet.
Demi
Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj, por nxirrni kthetrat dhe tregojuni se nuk mund t’ju nëpërkëmbin. Është momenti të luftoni për atë që ju përket.
Binjakët
Binjakët janë gjithmonë të pavendosur dhe dyshues, kjo është edhe arsyeja kryesore përse u shmangen debateve dhe përfshihen në marrëdhënie toksike. Por kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Duhet të përballeni me veten, por edhe të tjerët.
Gaforrja
Mërkuri i zmbrapsur u këshillon të gjitha Gaforreve të tregohen më të kujdesshme dhe të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Do të keni kohë për të treguar veten, për momentin shtrini këmbët sa keni jorganin.
Luani
Luani do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por ky nuk është momentin për ekzibicionizëm. Sa më pak të flisni, aq më mirë do të jetë për ju.
Virgjëresha
Shmangni me patjetër çdo njeri apo situatë që i vë kufi lirisë suaj. Keni nevojë të kaloni kohë të vyer me njerëz pozitivë dhe të mos lodhni mendje me hallet e të tjerëve.
Peshorja
Peshoret duhet të ngadalësojnë hapin dhe të bëjë ndonjë kompromis nëse nuk duan që të mbesin vetëm.
Akrepi
Mërkuri u tërheq vëmendjen gjithë egoistëve të lindur në këtë shenjë, të cilët mendojnë se janë mbi të gjithë.
Shigjetari
Ky është momenti juaj, ndaj shijojeni pa u penduar më vonë.
Bricjapi
Jeni gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për t’u rritur profesionalisht, për të bërë shumë para dhe shijuar suksesin, por a jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur? Ndoshta duhet të “investoni” në fushën e ndjenjave, po aq sa investoni për të bërë më shumë para.
Ujori
Keni nevojë të mësoni të pranoni veten ashtu siç jeni, pa u imponuar te të tjerët.
Peshqit
Më në fund do t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike dhe të gënjeshtërt.