Ushtri nëpër rrugë, ligji ushtarak…dhe dezinfektues për duart. Jo, nuk është një video-lojë dhe as një shaka, por një plan serioz i Pentagonit për të përballuar një pushtim të mundshëm të zombie-ve
Seria televizive The Walking Dead ka pak që ka mbaruar, shenjë që (ndoshta) zombie-t nuk janë më protagonistë kryesorë të anktheve tona. Por ka pasur për ta një interes aq të madh, sa tërhoqi edhe vëmendjen e ushtrisë më të fortë në botë: ushtrisë amerikane. Edhe pse mund të duket e çuditshme, disa vite më parë, Pentagoni hartoi një plan në rast se një apokalips zombie-sh do të ndodhte në Amerikë.
Plani
Një dokument jo i klasifikuar i titulluar “CONOP 8888”, i gjetur në vitin 2014 dhe publikuar nga revista Foreign Policy, zbulonte se Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuar ka përdorur kërcënimin e një sulmi planetar nga të vdekurit e gjallë si model për të planifikuar operacione në shkallë të gjerë, emergjenca dhe katastrofa të jetës reale. Pra, për strategët e Pentagonit, zombie-t do të ishin një metaforë që të motivonte ushtrinë. “Plani – lexohet në një deklaratë zyrtare – është një instrument stërvitor i përdorur në një ushtri me formacione, ku nxënësit marrin konceptet bazë të planeve ushtarake dhe zhvillimit e aksioneve në një skenar fiktiv”.
Por jo të gjithë e pranuan këtë version të thjeshtë, duke nisur që nga CNN që shkroi “…megjithatë, përgatitja dhe integriteti i treguar nga Pentagoni se si të përgatitemi në një skenar ku amerikanët mund të pushtoheshin nga mishngrënësit është mjaft mbresëlënës. Plani konfrontohet me gamë të gjerë zombie-sh të ndryshëm, secili me kërcënimin e tij vdekjeprurës: forma jete të krijuara përmes eksperimentesh të errët, nga magjia e zezë, zombie vegjetarianë (që nuk do të ishin një kërcënim për njerëzit për shkak të konsumit të tyre drejt bimëve), forma jete zombi të krijuar nga radiacionet… Këta ishin pushtuesit për të cilët fliste plani ushtarak amerikan”.
Tetë ishin llojet e zombie-ve me të cilët duhej të përballej ushtria, sipas ekspertëve të Pentagonit. Dhe vazhdon CNN: “Çdo fazë e operacionit ishte diskutuar: nga stërvitja e përgjithshme, tek thirrja e të gjithë personelit ushtarak në vendet e punës, e deri tek rreshtimi i skuadrave ndërlidhëse për të garantuar sigurinë e autoriteteve pasi rreziku zombie të ishte neutralizuar”.
Marinsat kundër Zombie-ve
Por si do të përballohej një kërcënim në shkallë të gjerë si ai kundër të vdekurve të gjallë? Strategët e Pentagonit nuk kanë dyshime: “E vetmja mënyrë për të mundur zombie-t me forcën taktike dhe përqendrimin e të gjithë fuqisë së zjarrit në kokë, veçanërisht tek truri”.
Më pas: “E vetmja mënyrë për t’u siguruar që një zombi është i vdekur është të djegësh kufomën”.
Gjëra të njohura për secilin nëse ka parë një film të George Romero ose nëse kanë luajtur ndonjëherë video-lojën Resident Evil.
Por plani i Pentagonit shkonte edhe më tutje dhe parashikonte përfshirjen në aksion të CDC të Atlanta-s (Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve). CDC e Atlanta-s do të ndihmonte në planin më të mirë se si të përballohej pandemia. Në fakt edhe vetë CDC kishte planin e saj anti-zombie, që e ka përshkruar në një postim në faqen e saj zyrtare në vitin 2011). Pastaj, është kurioze, por ushtarakët kishin një lloj besimi te dezinfektuesit për duart. “Edhe pse asnjë nga këto produkte nuk kanë treguar efikasitet kundër patogjeneve të nivelit 4 të rrezikut biologjik si në rastin Ebola, është e mundur që produkte të tilla mund të limitojnë ose vonojnë shtimin e zombie-ve”, shkruhej në raport.
Armët
Por zgjidhja e vërtetë, sipas Pentagonit, ishin armët. Duke mos u përballuar me forma jete, sipas raportit, ushtria do të ishte e lirë të kundërsulmonte pa u shqetësuar për ligjet amerikane dhe ndërkombëtare, që rregullojnë trajtimin e kundërshtarëve. Dhe duke parë natyrën e tmerrshme të kërcënimit, vendi duhej vënë nën ligjin ushtarak për ca kohë. Po pikërisht si dramat e filmave, aq sa dikush e pyeti Pentagonin nëse kishte marrë pak si shumë inspirim nga kinemaja, duke i dhënë të drejtë Oscar Wilde kur thoshte se “jeta e imiton artin më shumë sesa arti nuk imiton jetën”….