Juventus dhe Adidas do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Skuadra italiane dhe kompania gjermane e veshjeve sportive, rinovuan kontratën mes tyre deri në vitin 2027, që do të thotë se Adidas do të jetë sponsori teknik i Zonjës së Vjetër edhe për 8 vitet e ardhshme.
Juventus do të përfitojë nga kontrata e re me Adidas plot 51 milionë Euro në vit, shifër kjo që është rreth 2 herë më e lartë nga ajo që torinezët përfitonin deri tani.
Për më tepër, Adidas do të jetë sponsori teknik i të gjithë ekipeve të Juventusit, por jo vetëm kaq, pasi Adidas do të derdhë në arkat e klubit të Juventusit një bonus prej 15 milionë Eurosh të tjerë dhe kjo për përmirësimet e ndjeshme të bëra në aspektin komercial dhe zgjerimin e brandit të Juventusit në 2018.
Me kontratën e re me Adidas, Juventusi bëhet një prej klubeve që përfitojnë nga sponsori teknik.
Klubet që kanë kontratat më të majme janë Barcelona që përfiton nga Nike 105 milionë euro në vit deri në 2026-ën, Reali i Madridit që do të firmosë me Adidas deri në 2030 për 110 milionë Euro në vit dhe Manchester United, edhe ky me Adidas, me një përfitimi prej 85 milionë Eurosh në vit.