Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden dhe homologia e saj rumune, Carmen Iohannis, vizituan të shtunën një shkollë në Bukuresht, ku po arsimohen fëmijët refugjatë ukrainas.
Rreth dy mijë fëmijë refugjatë ukrainas janë regjistruar për të ndjekur mësimet në shkollat rumune.
Dy zonjat e para biseduan me mësueset dhe nënat ukrainase duke i vlerësuar për guximin e tyre.
Jill Biden tha se populli rumun ka bërë gjënë më të mahnitshme duke i strehuar në shtetin e tyre dhe duke i’u dhënë arsimim të plotë fëmijëve refugjatë ukrainas.
“Unë mendoj se nënat do të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre, ku ju keni luftuar për ta dhe është e mahnitshme që populli rumun ju ka hapur dyert e shtëpive të tyre, ku mendoj se kjo ka bërë ndryshim të madh për të gjithë ju”, është shprehur Jill Biden.
Zonjës së Parë iu komunikua se Rumania kishte “mirëpritur” afro 900,000 refugjatë.
Jill Biden fluturoi për në Sllovaki për të takuar më shumë refugjatë ukrainas, e cila do takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane dhe zyrtarët sllovakë në kryeqytetin Bratislavë.