Një grua e moshuar e frikësuar nxitoi t’i jepte paratë e saj një grabitësi të armatosur, por ai nuk i pranoi ato, madje e puthi në ballë.
Ngjarja e pazakontë ndodhu qytetin Amarante, në verilindje të Brazilit. Nga kamerat e sigurisë duket grabitësi që qëndron përballë banakut të farmacisë me dy pistoleta në duar, ndërsa një bashkëpunëtor ka ulur në tokë shitësin dhe po merr paratë nga arka.
Gruaja e frikësuar afrohet t’i japë paratë, por grabitësi e puth në ballë dhe i kap duart duke e ngushëlluar. Pronari i dyqanit, Samuel Almeida, tha për mediat braziliane se ata i kishin drejtuar armët shitësit duke i kërkuar paratë, e në përfundim ishin larguar me vetëm 240 dollarë dhe disa mallra.