Plutoni rrotullohet përtej orbitës së Neptunit. Ai është shumë më i vogël së çdo planet zyrtar dhe klasifikohet tani si një Dwarf Planet (planet xhuxh).
Plutoni është më i vogël së shtatë prej Hënave të Sistemit Diellor (Io, Europa, Ganymede, Callisto, Titan dhe Triton). Pluto (greqisht-ferr) është Zot i botës së krimit.
1- A është akoma Plutoni planet?
Po, por tani është një tjetër lloj planeti. Shumë nga ne u rritën duke menduar se në sistemin tonë diellor kishte 9 planetë: Mërkuri, Venusi, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni. Në vitin 2006, Unioni Astronomik Ndërkombëtar (IAU) ngjalli debat të madh, kur e riklasifikoi Plutonin planet xhuxh. Astronomët filluan të gjejnë shumë objekte të tjera në sistemin tonë diellor që kanë të njëjtën madhësi si Plutoni. Dhe kështu IAU krijoi një kategori të re që i quajti “planetët xhuxhe”: Plutoni, Ceres, Eris, Makemake dhe Haumea. Shkencëtarët presin që të konfirmohen shumë planetë të tjera xhuxhe. Planeti Ceres u eksplorua nga anija kozmike NASA.
2- Ku ndodhet Plutoni?
Rreth 5.8 miliard kilometra larg nga dielli në Rripin Kuiper, një rajon në hapësirë në formë disku përtej Neptunit ku ndodhen mijëra objekte të akullta të tjera. Rripi Kuiper është emëruar në nder të astronautit amerikano-holandez Gerard Kuiper, që teorizoi ekzistencën e objekteve të vogla përtej Neptunit në vitet ‘50.
3- Sa i madh është Plutoni?
Ka masën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha investigatori kryesor i sondës “Horizonte të reja”, Alan Stern.
4- A ka Plutoni hëna?
Ka pesë: Charon, Nix, Hydra, Kerberos dhe Styx
5- Si është moti në Pluton?
Shumë i ftohtë. Është rreth 375-400 Fahrenheit (200 gradë celcius) nën zero.
6- A ka gravitet Plutoni?
Jo shumë. Shkencëtarët thonë se një person që peshon 45 kg në Tokë, në Pluton peshon 3.1 kg.
7- A ka Plutoni atmosferë?
Shkencëtarët thonë se ka një atmosferë të hollë dhe se sonda “Horizontet e reja” i ka instrumentat për të mësuar rreth tij.
8- Çfarë ngjyre ka Plutoni?
Të kuqe në të kaftë.
9- Kush e zbuloi Plutonin?
Plutoni është quajtur Planeti X nga Percival Lowell, themeluesi i Observatorit Lowell në Arizona. Ai ishte i sigurt se përtej Neptunit ekzistonte një planet tjetër, por pavarësisht përpjekjeve ai vdiq në 1916 pa arritur ta zbulojë planetin. Astronomi amator Clyde Tombaugh në Kansas u punësua në Observatorin Lowell për të vazhduar kërkimet dhe zbuloi më 18 shkurt 1930 se Plutoni ekzistonte.
10- Si u bë Planeti X, Pluton?
Ishte 11-vjeçarja Venetia Burney nga Oksfordi i Anglisë, që e sugjeroi emrin.
11- A ndodhet Plutoni në fund të sistemit tonë diellor?
Jo, shkencëtarët mendojnë se ka mijëra botë të tjera përtej Plutonit.
12- A mund ta shoh Planetin Pluton me sytë e mi?
Ashtu si Clyde Tombaugh, ju mund ta shihni, por vetëm nëpërmjet një teleskopi të mirë.