Mark Zuckerberg siguroi edhe një herë se Facebook nuk shiste të dhënat personale të përdoruesve të tij, ai e demonstroi në formën e një leksioni për t’iu përgjigjur kritikave më të fundit në adresë të rrjetit social.
“Kohët e fundit, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth modelit tonë ekonomik, nisur nga kjo dëshiroj t’ju sqaroj mënyrën e funksionimit tonë”, shkruante drejtuesi i rrjetit social në një faqe gazete publikuar të enjten në mbrëmje nga “Wall Street Journal”, “Le Monde” dhe media të tjera europiane, ndërsa Facebook do të festojë 15 vjetorin e krijimit më 4 shkurt.
Duke sqaruar se reklama, themeli i këtij modeli, mundëson për të financuar shërbimin dhe për këtë arsye ta ofrojmë atë falas, bashkë-themeluesi i rrjetit social justifikon mbledhjen e të dhënave personale në këtë mënyrë. “Përdoruesit e internetit na thonë se çfarë lloj reklamash duan të shohin, këto të fundit do të jenë të përshtatshme për ato”.