Në Zvicër do të jetë e ndaluar të këndosh për Krishtlindje në kisha për shkak të pandemisë, gjithnjë e më kërcënuese, dhe qeveria nën presionin europian, ka vendosur të kufizojë kapacitetet e telekabinave që transportojnë skiatorët.
Franca dhe Gjermania po bëjnë fushatë për një mbyllje të teleferikëve për të shmangur një rritje të kontaminimeve me koronavirus. Një propozim larg mbështetjes në Zvicër.
Mes rritjes së epidemisë së COVID-19 në vendin alpin, Këshilli Federal ka vendosur më në fund të lërë të hapura pistat e skive, duke kufizuar kapacitetin e transportit të skiatorëve.
“Nuk ka kufizim të përgjithshëm në zonat e skive. Nga ana tjetër, në të gjitha objektet e mbyllura të transportit, domethënë trenat, telekabinat dhe teleferikët, vetëm dy të tretat e vendeve mund të zihen”, theksoi Këshilli Federal.
Ky kufizim aplikohet për vendet ulur dhe në këmbë.
“Përveç të tjerave, zona e skive dhe stacionet e sporteve dimërore do të hartojnë plane mbrojtjeje”, shtoi ai.
Qeveria kërkon që distanca ndërpersonale të respektohet në çdo kohë. Ashensorët e skive tashmë kanë marrë masa këto javët e fundit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e një maske në të gjithë ashensorët e skive.
Për qeverinë, është e nevojshme të merren këto masa për të shmangur rikthimin e infeksioneve gjatë sezonit të festave të fundvitit.