Extra Zvicra do ndërtojë kullën më të lartë prej druri në botë (FOTO)

Zvicra do ndërtojë kullën më të lartë prej druri në botë (FOTO)

Studio daneze Schmidt Hammer Lassen ka zbuluar projektin e bllokut të banimit 100 metra të lartë në Zvicër, që do jetë ndërtesa më e lartë prej druri në botë.

E quajtur Rocket & Tigerli, ndërtesa e veshur me terrakote është vendosur të ndërtohet në qytetin e Winterthur, pranë Cyrihut.

Ajo do të përbëhet nga 4 vëllime me lartësi të ndryshme, njëra prej të cilave do të rritet deri në 100 metra duke e bërë atë ndërtesën më të lartë në botë me një strukturë druri që mban ngarkesë.

E vendosur të përfundojë në 2026, ndërtesa rezidenciale zvicerane do të kalojë me 14.6 metra kullën më të lartë rezidenciale aktuale prej druri, ndërtesën Mjøstårnet 85.4 metra të lartë. Ajo do ketë një bërthamë strukturore të drurit masiv dhe një sistem mbajtës të ngarkesës.

Pjesa e jashtme e ndërtesave do jetë e veshur me tulla terrakote të kuqe dhe të verdhë me detaje jeshile. Blloqet do të kenë një pjesë të jashtme të rrjetëzuar të formuar nga breza horizontale dhe vertikale të tullave dhe pllakave.