Kryesore Zvicra e shqiptarëve dërgon Serbinë në shtëpi, Brazili humbet, por mban vendin...

Zvicra e shqiptarëve dërgon Serbinë në shtëpi, Brazili humbet, por mban vendin e parë

Zvicra kalon grupet dhe vazhdon aventurën në fazën tjetër të Botërorit 2022, duke eliminuar Serbinë. Helvetikët fituan me rezultatin 3 me 2 ndaj serbëve, duke i dërguar në shtëpi këta të fundit.

Ishte një ndeshje sa me emocione, por edhe me tensione mes dy skuadrave.

I pari që zhbllokoi sfidën ka qenë shqiptari Xherdan Shaqiri. Por gëzimi zgjati pak, pasi Serbia barazoi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2 me 2. Me nisjen e të dytës, ishte Zvicra që shënoi golin e tretë, rezultat të cilin e mbrojti deri në përfundim të ndeshjes. Me 6 pikë, Zvicra kalon si e dyta e grupit G duke dërguar edhe një herë në shtëpi Serbinë me kontributin e shqiptarëve.

Nuk munguan as tensionet e Granit Xhakës me lojtarët serbët.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Brazili nuk arriti të fitonte për ta mbyllur me tre suksese duke u ndalur nga Kameruni që fitoi 1-0.

Një sfidë pa shumë emocione ku Selecao hodhi në fushë linjat e dyta, por arriti të ruante vendin e parë me 6 pikë po aq sa Zvicra. Në ndeshjen me eliminim direkt, Brazili përballet me Korenë e Jugut, ndërsa Zvicra sfidon Portugalinë.