Bota Zvicra: Masat kufizuese priten të lehtësohen nga fundi i prillit

Zvicra: Masat kufizuese priten të lehtësohen nga fundi i prillit

Qeveria zvicerane vendosi sot të zgjasë masat e jashtëzakonshme kundër pandemisë deri më 26 prill, duke siguruar se lehtësimi gradual i tyre mund të parashikohet pas kësaj.

Pasi urdhëroi mbylljen e shkollave, kafeneve, restoranteve, dyqaneve joushqimore dhe pasi ndaloi të gjitha ngjarjet publike dhe private, qeveria zvicerane ndaloi më 21 mars tubimet e më shumë se pesë personave, duke vënë edhe ndëshkime.

“Këto masa do të zgjaten deri më 26 prill dhe lehtësimi i parë pritet të ndodhë nga fundi i prillit”, tha presidentja e Konfederatës, Simonetta Sommaruga, në një mbledhje të qeverisë.

“Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Ekonomisë që të hartojnë një koncept se si mund të bëhet ky lehtësim, hap pas hapi”, shtoi ajo.

Ky koncept do të paraqitet në 16 prill.

Mekanizmi i lehtësimit do të varet nga numri i infektimeve të reja, shtrimet në spital dhe vdekjet, si edhe nga situata ndërkombëtare.

Në Zvicër, COVID-19 ka vrarë më shumë se 700 njerëz dhe më shumë se 22 700 janë testuar pozitivë, që nga shfaqja e rastit të parë më 24 shkurt në kantonin e Ticino-s, në kufi me Italinë