Sport Zvicra publikon listën paraprake për Euro 2024, 6 shqiptarë pjesë e saj

Zvicra publikon listën paraprake për Euro 2024, 6 shqiptarë pjesë e saj

Pas Gjermanisë, Holandës e Francës edhe Zvicra ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Trajneri Murat Yakin duke se ka qenë shumë i paqartë dhe për këtë arsye ka ftuar 38 lojtarë, 12 më shumë nga sa lejohet të marrë me vete në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste janë plotë 6 lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në njoftimin e federatës zvicerane theksohet se lista zyrtare do të vendoset në datën 7 qershor.