Zvicra vendos të përforcojë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Duke nisur nga data 20 gusht, të gjithë ata persona që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Zvicrës do të duhet të karanitohen për 10 ditë përpara se të nisin të lëvizin lirshëm.
Ky vendim vlen edhe nëse pasagjerët kanë kryer testimin dhe kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19. Dhe, nëse ndokush nuk do t’i bindej këtij vendimi rrezikon të gjobitet.
Jo vetëm udhëtarët nga Shqipëria, por edhe ata nga Belgjika, Ishujt Balearik, Malta, India janë të listën e re të vendeve që paraqesin rrezikshmëri transmetimi.
Autoritetet zvicerane vendosën të përditësojnë listën e shteteve për shkak të shtimit të rasteve të reja me COVID-19.
Tashmë në total udhëtarët nga 53 shtete të botës detyrohen të karantinohen në momentin që mbërrijnë në Zvicër. Pjesë e listës janë edhe shtetasit Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina etj.