Zvicra ka zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të realizuar në tri dekada përballë një armiku imagjinar. 4000 ushtarë provuan të zmbrapsnin kundërshtarin e tyre me granata, municione të drejtpërdrejta, ndërsa vinin në pah edhe aftësitë e tyre për t’u vetëmbrojtur.
Kjo stërvitje është zhvilluar në 4 kantone të ndryshme përgjatë 9 ditëve, në një kohë kur roli i Zvicrës në mbrojtjen europiane është vënë në fokus mes thirrjeve që ajo duhet të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Të enjten e kaluar, një grup ushtarësh këmbësorie – shumica e të cilëve ishin civilë morën pjesë në shërbimin e rregullt ushtarak, u ngjitën ngadalë në një kodër, duke përdorur një granatë tymi për të fshehur lëvizjet e tyre përpara qëllonin në drejtim të objektivave të tyre.
Stërvitjet LUX 23, ishin të planifikuara që nga viti 2021 dhe nuk u organizuan si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, por sipas ushtrisë zvicerane kjo panoramë e aktualitetit e ka bërë stërvitjen edhe më të rëndësishme.
Presioni publik dhe ndërkombëtar është rritur që Zvicra t’i japë fund ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e luftës, por disa fraksione politike kanë frikë se kjo do të shënonte fundin e traditës së saj të politikës së jashtme të neutralitetit.
“Ne e kuptojmë se njerëzit ngatërrojnë nevojën për të mbështetur një vend nën sulm dhe nevojën për të mbajtur një vend për agresorin, kur caktohet si i tillë, që të vijnë të flasin dhe të gjejnë zgjidhje,” tha Mauro Poggia, këshilltar shtetëror përgjegjës për Gjenevë nga Departamenti i Sigurisë, Popullsisë dhe Shëndetësisë i kantonit.
“Nuk ka asgjë më të keqe se mbyllja e dyerve… Zvicra duhet të jetë kjo derë dalëse që është gjithmonë aty. Kjo derë duhet të mbrohet”.