Vetëm disa orë pas vendimit për të shkarkuar trajnerin Maurizion Sarri, Juventusi ka gjetur dhe pasuesin e tij në stol.
Një ndër legjendat e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo ka marrë drejtimin e klubit më të madh italian, i cili prej 9 vitesh e ka “pushtuar” Serie A, por nuk ka mundur të fitojë asgjë në Europë.
Pirlo ka nënshkruar për dy vite me bardhezinjtë.
Në këtë mënyrë, Pirlo është trajneri me ngritjen më të shpejtë në detyrë. Pa qenë asnjë ndeshje në stolin e Juventusit B, ai do të marrë drejtimin e ekipit të parë.