Julian Nagelsmann është trajneri i ri i kombëtares gjermane të paktën deri në Europianin e 2024.
Pas shkarkimit të Hansi Flick, Federata gjermane vendosi të emërojë 36-vjeçarin si timonierin e ri të kombëtares. Në komunikimin zyrtar të federatës së futbollit, theksohej se pas ecurisë pozitive që Nagelsman kishte te Bayernin, drejtuesit vendosën ta emërojnë në krye ta pankinës gjermane. Në moshën 36-vjeçare, Nagelsmann bëhet trajneri më i ri që ka drejtuar ndonjëherë Gjermaninë. Ai zëvendëson Hansi Flick, i cili u shkarkua më 10 shtator, një ditë pas humbjes 4-1 ndaj Japonisë.
Nagelsmann edhe pse në një moshe të re, nuk i mungojnë sukseset. Në vitin 2021, ai udhëhoqi Bayernin drejt titullit të dhjetë radhazi në Bundesligë, por u shkarkua nga kampionët gjermanë në mars të këtij viti për shkak të rezultateve negative që skuadra po regjistronte në kampionat. Paga që Nagelsmann do të marrë te kombëtarja gjermane është 4 milionë euro, sa gjysma e asaj që merrte te Bayern Mynihut.
Julian Nagelsmann do të fillojë menjëherë punën me “Pancerat” për Europianin e vitit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani. Në tetor, skuadra do të luajë dy miqësore përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, dy sfida që mund t’i shërbejnë teknikut 36-vjeçar për të parë gjendjen e skuadrës.