Juventus ka zyrtarizuar sot trajnerin e saj të ri.
Ashtu siç përfolej është Mauricio Sarri ai që do drejtojë ‘Zonjën e Vjetër’. Pas një viti në stolin e Chelsea ku fitoi Europa League dhe zuri vendin e tretë në Premier League italiani kthehet sërish në Seria A.
Sarri nënshkroi një kontratë tre vjeçare ku do jetë në drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’ deri me 30 qershor të 2022.
Synimi i Sarrit dhe i Juventusit është fitimi i Champions League, ku për arritjen e qëllimit Juventus ka një projekt të ri që nis me nënshkrimin e Sarri-t dhe transferimin e disa lojtarëve të njohur.