Lojërat Olimpike në Tokio nuk do të zhvillohen gjatë kësaj vere, por do të shtyhen me një vit. Konfirmimin e bëri fillimisht kryeministri i Jashtëm japonez, Shinzo Abe, ndërsa më pas erdhi edhe zyrtarizmi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Kreu i qeverisë japoneze deklaroi se arriti një marrëveshje me presidentin e IOC, Thomas Bach, në mënyrë që Olimpiada të shtyhet me një vit.
Për shkak të emergjencës së koronavirusit që kap përfshirë globin, polemikat rreth Lojërave Olimpike nuk kanë munguar. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar këmbëngulte se evenimenti do të zhvillohej sipas kalendarit dhe maksimalisht mund të shtyhej me disa javë nga 24 korriku, data e përcaktuar për startin zyrtar. Por, sportistë të ndryshëm dhe disa shtete ishin kundër. Ekipet olimpike të Kanadasë dhe Australisë njoftuan se nuk do të dërgojnë atletë, nëse Olimpiada në Tokio do të zhvillohej gjatë këtij viti.
Ndërkohë, pas një sondazhi të bërë, 70% e sportistëve amerikanë ishin kundër zhvillimit të Lojërave. Numri i lartë i sportistëve të prekur nga Covid-19 dhe përhapja në të gjithë botën sjellin në mënyrë të pashmangshme edhe të Olimpiadës, ndërsa vendimi final përdatën e re pritet të jepet më 15 prill.