Bayern Munchen ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit.
Drejtuesit e klubit më të madh gjerman kanë vendosur të caktojnë në krye të pankinës belgun Vincent Kompany.
Ish-futbollisti i Manchester City, i cili këtë sezon ra nga kategoria me Burnley në Angli, do të zëvendësojë kështu gjermanin Tomas Tuchel, i cili nuk fitoi asnjë trofe me bavarezët këtë sezon, gjë që nuk ndodhte nga viti 2012.
Vincent Kompany ka firmosur me Bayern deri në vitin 2027.