Bota Zyrtari amerikan trondit me deklaratën: Të moshuarit të gatshëm të sakrifikohen për...

Zyrtari amerikan trondit me deklaratën: Të moshuarit të gatshëm të sakrifikohen për ekonominë

Kanë shokuar opinion publik amerikan fjalët e Dan Patrick, zëvendës guvernatorit të Teksasit i cili në një intervistë për FOX News në SHBA ka deklaruar se për hir të së ardhmes së vendit dhe familjes së tyre shumë të moshuar amerikanë, përfshirë ai vetë, do të preferonte të rrezikonte jetën duke u infektuar me koronavirus, sesa të vazhdonte bllokimi i ekonomisë dhe institucioneve amerikane.

Patrick me këto fjalë çon në ekstrem fjalët e presidentit Donald Trump, i cili deklaroi ditën e djeshme se për sa i përket karantinës dhe mbylljes së aktiviteteve në SHBA nuk flitej për muaj, “por për javë”, duke hedhur si hipotezë edhe një ulje të masave nga java që vjen, në qoftë se shihen rezultate .

Kjo nuk më bën një hero, ose kurajoz mendojnë se ka shumë gjyshër që e mendojnë si unë, dhe që kanë si prioritet të ardhmen e fëmijëve”, tha zyrtari i Teksasit, duke shtuar se kishte marrë qindra telefonata mbështetjeje, që refuzojnë me çdo kusht kolapsin ekonomik.