Briken Calja shkëlqeu në Botërorin e fundit të peshëngritjes, duke arritur të marrë një medalje të artë në stilin e shkëputjes dhe dy medalje të argjendta.
Këtë të enjte, peshëngritësi shqiptar ka bërë të ditur se ka marrë rezultatet e testeve antidoping, nga ku ka rezultuar negativë.
“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat.
Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkruan Calja në rrjetet sociale.