Sezonit të bricjapit i erdhi fundi dhe nëse qëllimi juaj deri më tani ka qenë të mbyllni ndonjë punë të lënë pezull, tani do e keni mendjen tjetërkund.
Prej ditës së sotme, dielli ka kaluar në shenjën e Ujorit, shenjën e ajrit. Nëse të lindurit nën shenjën e Bricjapit janë njerëz me këmbë në tokë, ata të Ujorit janë thuajse e kundërta. Të shoqërueshëm dhe ekscentrikë, ujorët janë njerëz që rrallë vendosin veten në qendër të universit. Ujori ka shumë të zhvilluar ndjesinë e empatisë dhe nuk e ka aspak të vështirë ta vendosë veten në vendin e tjetrit.
Ujori është një shenjë intelektuale që ka pikë të fortë marrëdhëniet dhe komunikimin. Llojet e marrëdhënieve që Ujori zakonisht ndërton janë ato të natyrës platonike. Ujori është gjithashtu shenjë e mendimtarëve dhe gjenive të mëdhenj. Të lindurit nga 21 janari deri më 18 shkurt janë njerëzit me imagjinatën më të zhvilluar, që do të njihni ndonjëherë, dhe të etur për dije si askush tjetër.
Ujori është një shenjë kokëfortë që rrallë toleron dhe kjo cilësohet nga të tjerët si një tipar negativ i tyre.
Ujori drejtohet nga dy planetë, Saturni dhe Urani, dhe kjo shpjegon aftësinë e kësaj shenje për të bërë përpara.
Pavarësisht se është një shenjë dashamirëse dhe bujare, Ujori është gjithashtu mjaft individualiste dhe egoiste. Kjo ju ndihmon të kuptoni më mirë se kush jeni, për çfarë jeni të interesuar dhe të gjitha idetë tuaja të çuditshme.
Në thelb, sezoni i Ujorit duket të jetë periudha më e mirë për këtë shenjë, por edhe për dy shenjat e tjera të ajrit Peshorja dhe Binjakët rezulton një periudhë fatsjellëse, gjatë të cilës nuk duhet humbur asnjë shans.