Java e 34 e Kategorisë Superiore dha disa verdikte të rëndësishme të sezonit. Tre nga katër ekipet e “Final Four” u përcaktuan zyrtarisht.
Fitorja 1-0 e Partizanit me Skënderbeun dhe suksesi 1-0 i Vllaznisë me Dinamon, bënë që të kuqtë dhe shkodranët t’i bashkohen Egnatias në mini-kampionatin për trofeun. Gjithashtu, disfata 1-0 e rrogozhinasve me Teutën hapi luftën për vendin e parë.
Humbja mininale e Tiranës në Laç bëri që lufta për biletën e fundit në “Final Four” të jetë e hapur deri në fund.
Gjithashtu, barazimi 3-3 i Erzenit me Kukësin bëri që të dyja këto ekipe të bien zyrtarisht nga kategoria, me luftën që mbetet e hapur vetëm për “play-out”.